Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi do të dalin sot, 9 nëntor, në seancën e parë gjyqësore para Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.
Sipas njoftimit për media të Dhomave të Specializuara, seancat do të jenë publike. Ato do të transmentohen drejtperdrejt në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara dhe mund t’a ndiqni këtu.
Më 5 nëntor Gjykata Speciale konfirmoi aktakuzën ndaj Hashim Thaçit. Mënjeherë pas kësaj ai dha dorëheqjen si President i Kosovës para se të arrestohej dhe transferohej në Hagë. Ai tashmë ndodhet në ambjentet e paraburgimit në Hagë.
Ndërsa Jakup Krasniqi ka qënë një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), dhe ish-drejtues i Kuvendit të Kosovës.
Prokuroria Speciale i akuzon ato për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera nga marsi 1998 deri në shtator 1999, gjatë luftës në Kosovë.