Thaçi: Gjykimi në Hagë vulos përgjithmonë luftën e UÇK-së për liri

Nga Exit News
Thaçi: Gjykimi në Hagë vulos përgjithmonë luftën e UÇK-së për liri

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi, të shtunën, se gjykimi për të në Gjykatën Speciale nuk mund të prekë historinë e Kosovës dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri.

Në një konferencë për shtyp pas kthimit nga Haga, Thaçi tha se ky proces ndaj tij është vetëm i radhës në ‘vazhdën e 21 vjetëve të akuzave, shpifjeve e fabrikimeve mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri dhe shtet’.

Ai tha se ka bindjen se ‘ky proces jo vetëm që nuk do ta rishkruajë këtë histori të shkruar me gjakun dhe sakrificën e një populli të tërë në luftën për liri, por përkundrazi, nga ky proces, [historia]do të bëhet njëherë e përgjithmonë e paprekshme nga askush.’

Thaçi tha se në Hagë ka bërë për rreth 30 orë ballafaqime dhe intervista me organin e akuzës ku është njoftuar për pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe iu është përgjigjur pyetjeve të tyre.

“Kam respekt të plotë për procesin e zbardhjes, deri në fund, të së vërtetës dhe të rolit tim në luftën çlirimtare për liri dhe pavarësi,” u shpreh presidenti.

Nga 13 deri më 16 korrik, Thaçi u intervistua në Hagë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, pas publikimit të aktakuzave

Thaçi së bashku me Kadri Veselin, ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës akuzohen për rreth 100 krime gjatë Luftës së Kosovës nga Prokuroria Speciale.

Akuzat u bënë publike më 25 qershor, 2 ditë përpara takimit Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>