Thaçi konfirmon Vuçiç: pika e njohjes reciproke u hoq nga marrëveshja

Nga Exit News
Thaçi konfirmon Vuçiç: pika e njohjes reciproke u hoq nga marrëveshja

Çështja e njohjes reciproke u hoq nga marrëveshja Kosovë-Serbi në Uashington sepse Serbia e kundërshtoi.

“Mbi 90%. Ishte pika 10 për njohjen e Kosovës. Zotimi jonë ka qenë të realizojmë aspiratën për njohje reciproke. Serbia nuk e ka pranuar. Kjo ndodhet për tu bërë. Këtu ka fituar Amerika dhe aty ku fiton fiton edhe populli shqiptar”, u shpreh Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në emisionin Open në Top Channel.

Thaçi fajësoi veprimet ekstreme të Vetëvendosjes për mosliberalizimin e vizave me BE-në:

“Në qoftë se në Kosovë nuk do të kishte parti që hedhin gaz lotsjellës ne sot do t’i kishim liberalizuar vizat. Në qoftë se nuk do të kishim disa politikanë me mendësi tribale, kjo marrëveshje do të ishte nënshkruar para dy viteve po në Uashington nën udhëheqjen e administratës Trump”.

Ndërsa, për njohjen e Kosovës nga Izraeli, Thaçi u shpreh se ky ka qënë një proces i gjatë:

“Konsolidimi i brendshëm. Njohja prej Izraelit. Është një akt dhe një proces i gjatë. Kemi pas një komunikim me Izraelin. Jam takuar me Netanjahun”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>