Thaçi: Mungon drejtësia për gjenocidin serb në Kosovë, por besojmë tek drejtësia ndërkombëtare

Nga Exit News
Thaçi: Mungon drejtësia për gjenocidin serb në Kosovë, por besojmë tek drejtësia ndërkombëtare

Në 10 vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për të njohur pavarësinë e Kosovës, presidenti Thaçi deklaroi se Kosova ende nuk ka marrë drejtësi për gjenocidin e Serbisë mbi qytetarët civilë.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi tha se pavarësisht kësaj, Kosova ka pasur dhe do të ketë gjithnjë besim tek drejtësia ndërkombëtare:

“Ne, populli ynë, gjithmonë i kemi besuar drejtësisë ndërkombëtare, përkundër faktit që ende nuk kemi drejtësi për gjenocidin e shtetit të Serbisë të kryer mbi popullatën civile shqiptare në Kosovë. I kemi besuar dhe vazhdojmë t’i besojmë drejtësisë ndërkombëtare, sepse gjithmonë ishim dhe vazhdojmë të jemi në të drejtën tonë!”

Presidenti Thaçi është aktualisht në mes të një procesi hetimi nga Zyra e Prokurorisë Speciale pasi akuzohet për krime gjatë luftës së Kosovës.

Pak ditë më parë, ai u kthye nga Haga ku dëshmoi për katër ditë radhazi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>