
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, iu nënshtrua pasditen e enjte një ndërhyrjeje kirurgjikale në veshka.
Zyra për shtyp e Presidentit Thaçi, njoftoi mediat se operimi i kryer në një spital publik të Prishtinës rezultoi me sukses.
Thaçi, 52-vjeç, thuhet se është nën kujdes të mjekëve, ndërsa pas njoftimit të lajmit, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i uroi atij shërim të shpejtë.
Ditën e enjte Thaçi zhvilloi takim me ambasadorët e BE-së dhe vendeve të Kuintit, ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania dhe Italia, të cilëve u komunikoi rreth zhvillimit më të fundit politik për të mandatuar një qeveri të re.