Thaçi reagon për akuzat: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

Nga Exit News
Thaçi reagon për akuzat: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi bëri të premten reagimin e parë pas aktakuzave të Zyrës së Prokurorisë Speciale për krime ndaj njerëzimit.

Duke ndarë në Facebook një foto me simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Thaçi shkroi në shqip dhe anglisht:

‘Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës!’

Në 24 qershor, Presidenti Thaçi dhe kreu i PDK-së Kadri Veseli, bashkë më të tjerë, u akuzuan zyrtarisht për krime kundër njerëzimit nga Zyra e Prokurorisë Speciale në Kosovë e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet kundër Njerëzimit në Hagë.

Në një njoftim për shtyp, prokurorët kanë bërë të ditur se ata akuzohen se janë përgjegjës për rreth 100 vrasje.

Krimet mbi të cilat janë ngritur akuzat përfshijnë qindra viktima të njohura shqiptarësh, serbësh, romësh të Kosovës dhe përfshijnë kundërshtarë politikë të tyre.

Publikimi i akuzave u bë shkak që Kosova të mos marrë pjesë në takimin me delegacionin serb në Uashington.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>