The Economist merr Tiranën si shembull i pastrimit të parave të pista në Ballkan

Nga Exit News
The Economist merr Tiranën si shembull i pastrimit të parave të pista në Ballkan

“Ekonomitë e Ballkanit janë goditur rëndë nga Covid-19, por çmimet e pronave nuk kanë rënë. Në Tiranë ato janë dyfishuar që nga viti 2017. Në të gjithë Shqipërinë, vlera e transaksioneve të pasurive të patundshme u rrit me 6.7% në vitin 2020”. Kështu shkruhet në artikullin e The Economist “Pastrimi i parave në Ballkan po përjeton një boom”.

Tregu i pronave të paluajtshme është një vend i mirë për të pastruar paratë e pista, sipas The Economist, zyrtarët e korruptuar dhe kriminelët. Kulla të reja të errëta po ngrihen në Tiranë, Prishtinë dhe Beograd.

Pastrimi i parave të drogës, veçanërisht nga trafiku i kokainës, i cili ka lulëzuar në vitet e fundit, është një arsye pse çmimet po rriten, sipas një raporti të ri nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional, një rrjet ndërkombëtar i specialistëve të krimit.

Një tjetër është se zyrtarët e korruptuar duhet të investojnë paratë e tyre ose i përdorin lejet e ndërtimi si mënyrë për tu pasuruar. Si shëmbull të kësaj, artikulli shkruan se:

Edhe korrupsioni është i llojeve të ndryshme. Një emigrantë, i cili ka ndërtuar një bllok banesash pranë shtëpisë së tij në Vlorë, në jug të Shqipërisë, e ka lënë ndërtimin përgjysëm sepse ai nuk pranon të paguajë ryshfet për të siguruar lejet e nevojshme”.

Në dekadën e kaluar organizatat e krimit në Ballkan i fitojnë paratë e tyre jashtë vendit. Prandaj, thotë raporti, një pjesë e madhe e fitimeve të tyre është investuar edhe jashtë vendit. Por ata ende investojnë në vendin e tyre të origjinës.

Fatjona Mejdini, e cila ndihmoi në hulumtimin e raportit, thotë se qeveritë e Ballkanit janë të paqarta në lidhje me pastrimin e parave.

Të gjitha vendet e Ballkanit kanë ligje të mira për pastrimin e parave, por ato nuk zbatohen. Ata duan ta godasin atë, por njëkohësisht duan vendet e punës dhe investimet që mund të sjellin investimet e parave të pista në ekonomi.

Kriminelët janë konservatorë kur bëhet fjalë për t’i investuar paratë.

Atyre “u mungon imagjinata” thotë zonja Mejdini, prandaj preferojnë tulla dhe llaç më shumë se lloje të tjera biznesi që mund të përdorin për të pastruar paratë.

Në 12 maj prokurorët në Maqedoninë e Veriut e akuzuan Nikola Gruevski, ish-kryeministrin e vendit, për pastrim parash. U gjet se ai I dhuronte para partisë së tij përmes një llogarie në parajsën fiskale Belize për të blerë prona në mënyrë të paligjshme dhe për të fshehur pronësinë e tyre. Ai thotë se hetimi është i motivuar politikisht.

Ndërkohë në Jahorina, një vend turistik boshnjak skiimi, kriminelë, dhe zyrtarë të korruptuar, kanë investuar në hotele.

Për më shumë mbi pastrimin e parave të pista përmes ndërtimit mund të ndiqni emisionin “Me pak fjalë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>