The Guardian: Shqiptarët kryesojë listën e klandestinëve në Britani

The Guardian: Shqiptarët kryesojë listën e klandestinëve në Britani

The Guardian një nga mediat kryesore ndërkombëtare, të mërkurën, në një artikull të saj shkruan se shqiptarët kanë numrin më të madhe të atyre që hyjnë në mënyrë të paligjshme në Britani, sipas statistikave të botuara nga qeveria britanike.

Në artikullin “Shqiptarët kryesojnë listën e klandestinëve në Britani“, të gazetës britanike shkruhet se:

981 shqiptarë klandestinë u zbuluan në pikat hyrëse të Mbretërisë së Bashkuar nga viti 2008 deri në vitin 2016. Pikat e kalimit ishin portet, stacionet e trenave dhe aeroportet.

Një grup i madh prej më shumë se 50 persona, përfshirë edhe një grua shtatëzanë u gjend në një kamion në afërsi të qytetit të Grimsby në qershor të vitit 2015. Shqipëria nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, por vend kufitarë me Greqinë, mafia e të kësaj të fundit është e njohur për policinë britanike për trafikim emigrantësh dhe trafik droge.

Pjesa më e madhe e klandestinëve zbulohet përpara se ato të hyjnë në MB, nëpërmjet kamionëve nga qyteti i Kalais në Francë apo nga vende të tjera të BE-së. Por, statistikat e reja tregojnë se, pavarësisht trupave të shumta të policisë në pikat hyrëse, qindra emigrantë hyjnë në MB pa u zbuluar nga policia.

Pas, Shqipërisë renditet Afganistani, me 452 emigrantë, Algjeria me 424 dhe Irani me 348 emigrantë të paligjshëm.

Fillimi i krizës së emigrantëve në verën e viti 2015 shënoi rritje në numrin e emigrantëve iranianë, sirianë dhe irakenë të cilët hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Në katër mujorin e parë të vitit 2016, u kapën 122 iranianë, 31 sirianë dhe 21 irakenë.

Vitet e fundit, numri i shqiptarëve që largohen nga vendi me mënyra të ligjshme apo jo,është rritur ndjeshëm. Sipas të dhënave zyrtare të OKB-së, 38,8 për qind e shqiptarëve që kanë lindur në Shqipëri e kanë braktisur vendin e tyre.

Vetëm në vitin 2015, 66 mijë shqiptarë kërkuan azil në Evropë dhe rreth 200 mijë shqiptarë aplikuan në llotarinë amerikane.

Arsyet kryesore të largimit nga vendi është varfëria dhe dëshira për një jetë më të mirë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>