Thellohet dështimi në mbledhjen e të ardhurave

Të ardhurat totale në buxhet, në fund të 10 mujorit Janar-Tetor 2015, janë realizuar 10,9 miliardë lekë më pak nga plani i rishikuar. Vetëm në muajin tetor, defiçiti në të ardhura arrin vlerën e rreth katër miliardë lekë; nga shtatë miliardë lekë që ishte defiçiti për 9 mujorin, në fund të tetorit ka arritur vlerën e 10,9 miliardëve lekë.

Ministria e Financave kishte informuar Kuvendin, me anë të një materiali, se buxheti i rishikuar, në fund të vitit do të mbyllej me një defiçit në të ardhura prej 8,7 miliardë lekë. Sic duket dhe nga shifrat, ky parashikim është kaluar me 2,2 miliardë lekë që në muajin tetor. Pritet që defiçiti në të ardhura të rritet edhe më shumë deri në fund të dhjetorit.

Të ardhurat në buxhet, në muajt shtator dhe tetor, madje, janë më të ulëta se ato në korrik dhe gusht të këtij viti, kur ende nuk kishte filluar aksioni anti-informalitet i qeverisë.

Në muajin korrik e gusht u mblodhën përkatësisht rreth 33 miliardë dhe 32,4 miliardë lekë, ndërsa në muajin shtator dhe tetor, mbledhja e të ardhurve ra në 30,5 miliardë dhe 31.7 miliardë lekë.

Të ardhurat e muajit shtator prej 30,5 miliardë lekë janë poshtë mesatares së periudhës janar-gusht prej 31 miliardë lekë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>