Java e kaluar shënoi javën me numrin më të lartë të viktimave dhe të të infektuarve, sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë. Kështu, javë e kaluar u shënuan:
511 raste të reja me koronavirus dhe 12 viktima.
Numri total i të prekurve është 2402 raste.
2389 teste u kryen për një javë, dhe 961 prej tyre në Tiranë.
250 të sëmurë u shëruan.
5 të infektuar u shtruan në terapi intensive.
25 qërshori shënoi ditën me më shumë raste, 78 të infektuar.
28 qershor shënoi ditën me më shumë viktima brenda 24 orëve, 3 viktima.
Tirana është qarku më i prekur në vend me 145 raste të reja brenda 7 ditëve.