
Vëzhguesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs kritikoi hetimet e bëra nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) dhe vendimarrjen e Gjykatës ndaj anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci.
Sipas Reporter, gjatë seancës për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Shkodër, Selim Kryeziu, Jacobs është shprehur :
“Prokurorë dhe gjykatës që nuk duhej të ishin aty, ngritën akuza për vepra penale që nuk ishin vepra penale.”
Ndaj kësaj deklaratë ka reaguar drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, i cili pohoi se të gjithë prokurorët janë të pastër dhe nëse ONM kishtë dyshim mund të kishin reaguar kur kishin kohën.
Anëtari i KPA, Luan Daci akuzohet për fallsifikim dokumentash, pasi ka fshehur shkarkimin e tij si gjyqtar në 1997. SPAK kërkoi pezullimin nga detyra të tij për këtë shkak.
Gjykata e Posaçme e shkallës së parë vendosi pezullimin nga detyra, ndërsa Apeli e hodhi poshtë. Çështja aktualisht ndodhet në Gjykatën e Lartë.