Gjykata e Apelit heq pezullimin ndaj Luan Dacit, gjyqtarit të vetingut

Nga Exit News
Gjykata e Apelit heq pezullimin ndaj Luan Dacit, gjyqtarit të vetingut

Gjykata e Apelit hoqi të premten pezullimin nga detyra të Luan Dacit duke i hapour rrugë kthimit si gjyqtar në Komisionin e Posaçëm të Apelimit (KPA).

Luan Daci u pezullua nga detyra në KPA, më 20 maj, me vendim të Gjykatës së Posaçme, pas hetimeve të SPAK për shkak të akuzave për falsifikim dokumentesh, por ai e ankimoi vendimin në apel.

Luan Daci akuzohet se ka fshehur shkarkimin nga detyra e gjyqtarit në vitin 1997 nga dosja e aplikimit për komisioner të KPA-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>