
Numrat e të infektuarve të rinj me koronavirus vijojnë të rriten në Indi, duke çuar totalin e të infektuarve thuajse në 3 milion.
India shënoi një rekord të ri me 68,898 të infektuar të rinj me Covid–19 në një ditë të vetme.
Numri i të infektuarve të premten shënoi rritje për të tretën ditë rradhazi, mbi 60,000 çdo ditë, duke e çuar totalin e të infektuarve në 2.91 milion.
Numri total i viktimave nga koronavirusi në Indi arriti në 54,849 pasi në 24 orët e fundit ndërruan jetë 983 persona.