Tirana, Gjirokastra dhe Lezha janë qytetet më të prekura nga koronavirusi, njoftoi të martën Komiteti Teknik.
Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, drejtoresha e ISHP, Albana Fico tha se ka një rritje të lehtë të atyre që kërkojnë terapi intensive.
“Dy prefekturat që kanë incidencë më të lartë, vijojnë të jenë tirana, e ndjekur nga gjiro dhe Lezha. Grupmoshat e prekura 55-64 vjeç, ndjekur nga 65-75 vjeç. Vihet re një qëndrueshmëri e pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Ka një rritje të lehtë të rasteve që kanë nevojë për terapi intensive. Përqindja e nr të humbjes së jetëve në raport me numrin e të infektuarve mbetet në 2.1 %.
Ndërkohë zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli njoftoi se mund të ketë shtim të masave në rast të rritjes së numrave te infektuarve gjatë kësaj jave.
“Gjendja mbetet e qëndrueshme dhe do na duhet dhe një javë tjetër për të parë nëse ka këtë qëndrueshmëri dhe do shikojmë nëse do kemi nevojë për masa të tjera”