
Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje, arrestoi stomatologun e burgut Jordan Misja në Tiranë dhe një të paraburgosur, me akuzën për trafik droge.
Drejtoria e Burgjeve njoftoi se stomatologu i burgut dhe i paraburgosuri bashkëpunonin për futjen e lëndës narkotike në ambjentet e burgut.
“I paraburgosuri R.S. rreth orës 11:30 të datës 25.09.2020 është vizituar tek stomatologu i IEVP 313 Jordan Misja, F.B. Pas vizitës dentare, ura metal-detektor gjatë kthimit të këtij të paraburgosuri ka dhënë sinjal dhe pas kontrollit fizik në trupin e tij u gjet një sasi e konsiderueshme lëndë e dyshuar narkotike rreth 100 gram e mbështjellë me letër alumin dhe me plastmas”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë.