Tiranë, gjobiten pronarët e disa lokaleve pas organizimit të dasmave

Nga Exit News
Tiranë, gjobiten pronarët e disa lokaleve pas organizimit të dasmave

Pronarët e tre lokaleve dasmash në Tiranë u gjobitën me tre milionë lekë, ndërsa një tjetër me një milionë lekë pasi në shkelje të aktit normativ, kishin organizuar dasma në ambientet e brendshme të lokalit.

Për të parandaluar përhapjen e Covid-19, qeveria, përmes një akti normativ, ka ndaluar grumbullimin e qytetarëve në ambiente të mbyllura. Të gjithë ata që shkelin aktin gjobiten dhe rrezikojnë pezullim të aktivitetit për një vit.

Bizneset më të prekura nga kjo masë janë dhe lokalet që organizojnë dasma dhe aktivitete të tjera të kësaj natyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>