Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami është prekur nga koronavirusi.
Ajo është pjesë e task-forcës kundër koronavirusit pranë Ministrisë së Shëndetësisë.
Deri tani janë dy anëtarë të task-forcës të prekur me koronavirus: Zonja Cami dhe Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj.
Deri tani dihet se zonja Cami ka pasur kontakt të vazhdueshëm me stafin dhe familjen e saj.