Një tjetër incident ka ndodhur në bregetin shqiptar, pas atij të një dite më parë ku humbën jetën 4 persona.
Policia njofton se në plazhin e Drimadhës në Dhërmi janë djegur 60 shezlongë të një biznesi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1 pas mesnate.
Zjarrëvënia dyshohet të ketë si shkak konflitet për shfrytëzimin e hapësirës bregdetare.
Në media raportohet se biznesi në fjalë kishte vetëm një ditë që kishte marrë lejen për shfrytëzimin e hapsirës në breg të detit.
Ky është konflikti i dytë për shezlongë që ndodh brenda 48 orëve. Një ditë më parë, 4 persona humbën jetën në Velipojë nga një përplasje me armë që kishte si shkak ndarjen e vendosjen e shezlongëve midis dy bizneseve.