
Kroacia u godit sërish nga një tërmet prej 4.2 të shkallës Richter. mëngjesin e së hënës.
Epiqendra ishte në Petrinja. Lëkundjet u ndjënë në të gjithë vendin deri në Slloveni.
Me 29 dhjetor, një tërmet i fortë, rreth 6,3 ballë, goditi Kroacinë qendrore, duke shkaktuar dhjetra të plagosur, 7 viktima dhe dëme të konsiderueshme në ndërtesat në Petrinja, një qytet në juglindje të Zagrebit.
Tërmeti u ndje në të gjithë Kroacinë, si dhe në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinën fqinje dhe deri në Graz, në jug të Austrisë.