Tjetër lëvizje në tregun bankar, Union Bank ble bankën malaiziane ICB

Tjetër lëvizje në tregun bankar, Union Bank ble bankën malaiziane ICB

Banka shqiptare Union Bank ka blerë filialin shqiptar të bankës malaiziane International Commercial Bank (ICBank).

Lajmi u bë i ditur nga Banka e Shqipërisë. ICBank u hap në Shqipëri në vitin 1997, pak kohë pas dështimit të piramidave financiare në vend. Sot ICBank ka një staf prej 90 personash dhe pesë degë, kryesisht në Tiranë.

Ndërsa Union Bank është hapur në vitin 2007 dhe është bankë me kapital tërësisht shqiptar.

Brenda këtij viti në Shqipëri janë shitur katër banka. Banka Intesa San Paolo bleu bankën italaine Veneto Bank. Abi Bank bleu bankën kombëtare të Greqisë, NBG. Kompania shqiptare Balfin Group bleu Tirana Bank, pjesë e grupit bankare grek Pireus, ndërsa aksionerët francez të Societe General blenë në muajin nëntor kuotat e aksionerëve shqipatër në bankë, duke u bërë pronarët e vetëm të bankës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>