
Deputetja e Kosovës Donika Kadaj ka njoftuar se është infektuar me koronavirus.
Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se bashkë me të kanë rezultuar pozitivë edhe dy fëmijët e saj.
Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë vetëizoluar në shtëpi.
Ditët e fundit në Kosovë janë infektuar me koronavirus dhe kryeministri Avdullah Hoti dhe zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.