Policia ka vendosur që menaxhimin e karburantit për makinat e saj ta bëjë përmes një tolloni elektronik karburanti. Deri më sot përdoreshin tollonat letër. Ministria bënte një marrëveshje me kompaninë e tregtimit të naftës dhe pastaj ju shpërndante tollona drejtuesve të makinave të policisë të cilët i furnizonin ato duke “paguar” me tollon. Në fund të periudhës përkatëse kompania i faturonte policisë shumën e detyrimit bazuar mbi tollonat e mbledhur.
Tani, ky proces do bëhet me anë të një karte elektronike, e cila në thelb është e njëjta gjë, veçse e bën procesin më të thjeshtë pasi veprimet bëhen automatikisht në mënyrë elektronike.
Është një masë pozitive për administrimin e burimeve, por një masë krejt rutinë.
Por jo kur qeverisja është teatër. Në këtë rast organizohet një shfaqje groteske: një ceremoni formale, ku marrin pjesë krerët më të lartë të qeverisë, Kryeministri, Ministri i Brendshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, të cilët flasin si ekonomistë, filozofë, inxhinierë dhe vizionarë, por harrojnë të shpjegojnë një gjë elementare: si u përzgjodh kompania me të cilën është lidhur kontrata shume milionëshe.
Ne po e sjellim ceremoninë përmes fotove dhe komenteve shpjeguese.
Podiumi dhe skenografia me ekran të teknologjisë seë fundit LED janë gati:
Të gjithë punonjësit dhe të ftuarit janë mbledhur dhe ulur me rregull në pritje të udhëheqësve:
Udhëheqësit vijnë:
Udhëheqësit vazhdojnë të flasin:
Udhëheqësit vazhdojnë të vazhdojnë të flasin:
Pasi i kanë shpjeguar mbarë botës, përfitimet e kartës dhe rolin historik që ajo do të ketë për Shqipërinë, udhëheqësit mësojnë nga një punonjës i kompanisë së karburantit se si funksionon karta:
Pastaj vartësit diçka i shpjegojnë udhëheqësit. Natyrisht këtë informacion mund t’ja kishin çuar paraprakisht me një memo apo përmbledhje zyrtare. Por kjo qasje do të ishte qeverisje, kurse Kryeministrit i duhet teatri, prandaj atje para kamerave i zgjatin një copë letër me të dhëna dhe ai e vështron atë me një përqëndrim tepër serioz prej udhëheqësi të përkushtuar:
Çdo gjë ndiqet nga 13 kamera televizive, disa nga të cilat kanë transmetuar drejtpërsëdrejti:
Dhe që të mos ketë asnjë dyshim se kush e ofron këtë shërbim, imazhi i kompanisë furnizuese është i reklamuar qartë kudo edhe pse nuk ka asnjë informacion si u zgjodh kjo kompani:
Pronari i kompanisë është i pranishëm në ceremoni, në krah të udhëheqësve:
Në fund, Kryeministri novator njoftoi se ky model tolloni tani do zbatohet në të gjithë administratën publike. Bingo!