Policia ka shkatarruar një grup kriminal që merrej me kalimin e klandestinëve kryesisht nga vendet e luftës drejt Europës. Në pranga kanë rënë katër persona ndërkohë që për dy të tjerë është dhënë urdhër ndalimi. Sipas Policisë së Shtetit, ky rrjet ka trafikuar rreth 100 emigrantë nga kampet e refugjatëve në Greqi drejt Gjermanisë apo Austrisë. Ata i merrnin klandestinët nga vende të ndryshme në Greqi, futeshin në territorin shqiptar dhe më pas i kalonin në Kosovë, Serbi, Austri e Gjermani.
Nga Greqia deri në Kosovë çdo emigrant paguante 900 euro apo 1250 euro deri në Serbi. Arrestimi i shqiptarëve u bë i mundur falë operacionit “Tranzit” që u krye në bashkëpunim dhe me policinë greke.
Të arrestuarit janë: Ilirjan Miza, Erigent Bezo, Julian Shaholli dhe Flamur Hajdaraj. Ndërkohë që janë ndaluar Genci Jazxhi e Elton Kupe.