Presidenti i SHBA Donald Tramp ka thënë se fjalimi i tij para trazirave të Kapitolit të javës së kaluar, ku u kërkoi mbështetësve të marshonin në Kongres, ishte “plotësisht në rregull”, raporton BBC.
Trump i hodhi poshtë si “qesharake” përpjekjet e Demokratëve në Kongres për ta fajësuar atë për nxitje të kryengritjes.
Dhoma e Përfaqësuesve pritet të votojë mbi një rezolutë shkarkimi të Tramp të mërkurën. “Unë mendoj se kjo [procedura e shkarkimi] po shkakton rrezik të jashtëzakonshëm për vendin tonë dhe po shkakton zemërim të jashtëzakonshëm. Unë nuk dua dhunë,” Tramp.
Tramp më pas u largua nga Shtëpia e Bardhë për një vizitë në Teksas për të inspektuar një pjesë të murit kufitar me Meksikën. Ishte paraqitja e tij e parë publike që nga dhuna në Kapitol, në të cilën pesë persona vdiqën dhe dhjetëra njerëz u plagosën, përfshirë të paktën 60 oficerë policie.
Tramp largohet nga detyra në 20 Janar, kur betohet Presidenti i zgjedhur Xho Bajden.