
Dy pacientë me koronavirus, në gjendje kritike për jetën, janë transferuar të enjten nga spitali Infektiv në spitalin e Sanatoriumit, spitali i dytë në vend që do të trajtojë të prekurit me Covid-19.
Dy pacientët, mbi 60 vjeç, kanë shfaqur pneumoni bilaterale ndaj janë transferuar në Sanatorium, spital i specializuar për sëmundjet e mushkërive.
Aktualisht në Sanatorium janë të shtruar 3 pacientë me Covid-19, ndërsa në Spitalin Imfektiv janë shtruar 79 pacientë.