Kryeministri Edi Rama shpalli prioritetet e tij, infrastrukturën, digjitalizmin dhe energjinë, për mandatin e tretë. Gjatë fjalës në Asamblenë e PS-së, të premten, ai ndaloi tek projektet e infrastrukturës, duke thënë se do të ndërtojë brenda mandatit të tretë:
— 6 porte në Vlorë, Sarandë, Durrës dhe Shëngjin — dy porte në Vlorë, porti i tanishëm do të kthehen në port turistik dhe një port i ri për mallrat do të ndërtohen; dy porte në Durrës, porti i tanishëm do të kthehen në port turistik dhe porti i mallrave do të hapet në Porto Romano, nga kompania konçesionare; një port në Sarandë për turistët; një port në Shëngjin me qeverinë e Kosovës.
— Tre aeroporte, në Vlorë, Kukës dhe Sarandë;
— Hekurudhën Tiranë-Durrës;
— Ndërtimi i rrugës Milot-Fier, Milot – Murriqan.