
Shtetasi E. B., 40 vjeç, banues në Korçë, u arrestua të hënën, pasi në bashkëpunim me shtetasin G. N., 28 vjeç, u kapën duke trasportuar 14 emigrant të paligjshëm.
Policia njoftoi se shtetasi G.N u shpall në kërkim pasi i shpëroi ndjekjes së policisë dhe arriti të arratisej.
Këta shtetas iu kishte premtuar emigrantëve të paligjshëm kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit.
Vetëm këtë muaj janë ndaluar të paktën 5 raste të trasportit të paligjshëm të emigrantëve në vend, për të cilat mund të lexoni këtu, këtu, këtu dhe këtu.