Tre eurodeputetë i kanë kërkuara parlamentit shqiptarë:
Zbatimin e plotë të marrëveshjes së 5 qershorit mbi reformën zgjedhore të nevojshme për nisjen e bisedimeve.
Qeveria dhe opozita duhet të mbajnë dakordësinë ndërpartiake.
Në një deklaratë të përbashkët, të publikuar në faqen zyrtare të Parlamentit Evropian, të enjten pasdite, Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme David McAllister (EPP, DE), raportuesja në detyrë për Shqipërinë Isabel Santos (S&D, PT) dhe kryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë Manolis Kefalogiannis (EPP, EL) i kërkoi parlamentit shqiptarë të miratojë marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore. Ata e paralajmëruan parlamentin se çdo ndryshim i marrëveshjes do të vendosë në rrezik konferencën e parë ndërqeveritare.
Më poshtë gjeni deklaratën e plotë:
“Ne presim që shumica parlamentare të miratojë ndryshimet e nevojshme pa minuar konsensusin e arritur ndërmjet qeverisë dhe opozitës më 5 qershor.
Çdo ndryshim i marrëveshjes pa arritur një konsensus me partitë politike mund të vërë në rrezik konferencën e parë të anëtarësisë për procesin e integrimit evropian.
Çdo vend është i lirë të vendosë dhe përmirësojë sistemin e vet elektoral sipas kontekstit të vendit dhe konsensusit. Sidoqoftë, praktikat e mira ndërkombëtare rekomandojnë që çdo ndryshim në sistemin elektoral duhet të bëhet në mënyrë kuptuese dhe transparente duke nisur të paktën një vit nga zgjedhjet e ardhshme. Ne besojmë se Shqipëria do të respektojë këto rekomandime dhe do të punojë më tej drejt arritjes së rezultateve të qendrueshme në reformat kyçe.
Parlamenti evropian është i angazhuar të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit evropian dhe është gati të punojë me parlamentin shqiptarë për të lehtësuar dialogun dhe ndërtuar konsensus mbi reformat kyçe në fushën e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe llogaridhënies që janë të nevojshme për të ardhmen europiane të vendit”.