Tre persona në kërkim për atentatin ndaj biznesmenit në Sarandë

Nga Exit News
Tre persona në kërkim për atentatin ndaj biznesmenit në Sarandë

Policia ka shpallur në kërkim tre persona për ngjarjen e ndodhur në Sarandë ku mbetën të plagosur dy persona.

Një biznesmen është qëlluar me armë zjarri rreth orës 03:50 pranë një lokali ndërsa nga të shtënat është plagosur edhe një turist.

Sipas policisë autorët janë tre persona nga Tepelena të cilët pas një konflikti për motive të dobta kanë qëlluar ndaj biznesmenit 35-vjeçar.

Ata akuzohen për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

35-vjeçari i plagosur është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë ku është operuar ndërkohë turisti që u plagos rastësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>