341 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, mes 2.357 personave të testuar.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se tre pacientë me Covid kanë humbur jetën. Viktimat ishin të moshës 40 deri në 90 vjeç.
207 pacientë janë shëruar, duke e çuar totalin e të shëruarve në 53.017.
Në total, që prej marsit 2020, në Kosovë janë regjistruar 61.086 të infektuar me Covid-19, prej të cilëve 1.509 kanë humbur jetën, ndërsa 6.560 janë ende të infektuar.