Gjatë tre viteve të procesit të vetingut Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kryer 12 rekomandime për apelimin e vendimit për konfirmimin në detyrë të 12 magjistrantëve.
I pari rekomandim i ONM është në datën 13 korrik të 2018 kundër ish kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, ndërkohë i fundit ishte ndaj gjyqtares së Apelit Administrativ, Alkelina Gazidede.
Nga rekomandimet e ONM, vetëm një magjistrant ende nuk është ankimuar pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga Komisioneri Publik, ndërkohë të 11 magjistrantët e tjerë janë ankimuar në KPA.
Me rekomandimin e ONM, 6 magjistrantë janë shkarkuar, 5 janë ende në pritje të vendimit të KPA.
Ndërkohë vetëm një magjistrant është konfirmuar në detyrë, pasi Komisioneri Publik u tërhoq nga ankimi për të. KPA në këtë rast vendosi të lërë në fuqi vendimin e KPK.
Exit sjell më poshtë, magjistrantët ndaj të cilëve ONM ka rekomanduar shkarkimin:
- Alkelina Gazidedja, gjyqtare në Gjykatën Administrative ankimuar nga Komisioneri Publik,
- Anita Jella, kryeprokurore e Durrësit, konfirmuar nga KPK, ankimuar nga Komisioneri Publik,
- Besim Hajdarmataj, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, ankimuar nga Komisioneri Publik
- Artan Madani, drejtues i Prokurorisë Kavajë, ende nuk është ankimuar nga Komisioneri Publik
- Kastriot Selita, kryetar i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, ankimuar nga Komisioneri Publik
- Adnand Kosova, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme, shkarkuar nga KPA.
- Besnik Cani, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, shkarkuar nga KPA.
- Artur Malaj, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës, shkarkuar nga KPA.
- Gentian Medja, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë, ankimuar nga Komisioneri Publik, tërhequr nga Komisioneri nga ankimi
- Gentian Osmani, prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, shkarkuar nga KPA
- Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës së Kushtetuese, shkarkuar nga KPA
- Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë, shkarkuar nga KPA