Trebishti, fshat në verilindje të Shqipërisë, duket si një fshat fantazëm, i boshatisur nga banorët e tij në nxitim për të marrë pashaportën bullgare, e cila i hap dyert për në vendet e Bashkimit Evropian, raportohet në një artikull të publikuar nga Agjensia e Lajmeve të Sofjes.
Më poshtë artikulli i plotë:
Arman Kadriu, 12 vjeç, banor i fshatit, megjithëse me emër shqiptar e konsideron veten bullgar.
“Unë nuk dua të qendroj këtu të kujdesem për lopët. Unë dua të bëhem futbollist”, — tha ai ndërkohë që po luante me topin e tij në një rrugë me pluhur në rajonin e Gollobordës.
“Në Mbretërinë e Bashkuar me një pasaportë bullgare, kjo është e mundur”, — vazhdoi djali, duke ndryshuar gjuhën e duke folur në bullgarisht.
Etniciteti historik i komunitetit sllav në disa pjesë të Shqipërisë së lindjes nuk vihet në dyshim — banorët e fshatrave në kufi me Maqedoninë shprehen se janë maqedonas.
Sipas agjencisë shtetërore në ndihmë të bullgarëve jashtë vendit, e cila ndihmon të pajisesh me pasaportë, familjet bullgare janë vendosur në Shqipëri që prej shekullit të 5-të dhe pasardhësit e tyre vazhdojnë të jetojnë në këto troje. Statistika nuk ka, por organizata bullgare në Shqipëri vlerëson se mund të ketë rreth 110 mijë pasardhës, qytetarët me origjinë bullgare.
Parlamenti Evropian, më 3 shkurt 2017, miratoi raportin me pesë kushtet kryesore për hapjen e negociatave me Shqipërinë, i cili do të votohet në sesionin e ardhshëm plenar të PE-së.
Një ndër pesë rekomandimet e PE-së është edhe detyrimi për të njohur ligjërisht “të drejtat e qytetarëve me etni bullgare në Prespë, Golo Bërda dhe rajonin e Gorës”.
Minoriteti bullgar në Prespë, Golo Brdo dhe Gora është e vetmja pakicë historike e panjohur në Shqipëri. Kjo është një nga komunitetet në rrezik në Shqipëri, që prej zhdukjes së 50 mijë qytetarëve në tre zonat e largëta, që i përkasin dy besimeve fetare të ndryshme — Musliman dhe Orthodoks— dhe është e vetmja pakicë historike e cila nuk është njohur zyrtarisht edhe me statusin etno-gjuhësor.
Rekomandimi zgjoi shpresën tek kjo pakicë etnike. Tani çdo ditë 7 ose 8 persona paraqiten pranë organizatës së Golobordasve për tu interesuar se si mund të merret pasaporta Bullgare. Kjo organizatë është e njohur nga qeveria bullgare dhe jep certifikata për origjinën bullgare të familjeve që jetojnë në vendin tonë.