Tregohuni racional për raportin e zgjedhjeve të 25 prillit, thotë Ambasadori i OSBE-së

Nga Exit News
Tregohuni racional për raportin e zgjedhjeve të 25 prillit, thotë Ambasadori i OSBE-së
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Del Monaco i ka këshilluar palët politike të mbajnë një qendrim racional për raportin përfundimtar të OSBE-së për zgjedhjet e 25 prillit. Ai u shpreh se po pret raporitn përfundimtar përpara se të shpreh një opinion.
“Mbetemi në pritje të raportit përfundimtar [..]. Këshilloj që si për gjithçka tjetër edhe për këtë çështje të mbajmë një qëndrim racional. Kemi lexuar raportin e parë, i cili ishte një raport i mirë sidoqoftë, tani pres të lexoj edhe raportin përfundimtar [..] përpara se të jem i aftë që të shpreh një opinion më racional e të mirëmenduar”, u shpreh ai gjatë një vizite në qytetin e Shkodrës, të premten, në një aktivitet të kryer nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) për ndërgjegjësimin e publikut për drejtësinë tranzitore dhe pajtuese.
Ai vizitoi edhe  Shkollën austriake dhe u takua me Prefekten e Shkodrës, Zj Majlinda Angoni.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>