Tregtarët e Lezhës në protestë: Prej 28 prillit na kanë mbyllur tregun, jemi pa punë

Nga Exit News
Tregtarët e Lezhës në protestë: Prej 28 prillit na kanë mbyllur tregun, jemi pa punë

Tregtarët në tregun e fruta-perimeve në Lezhë protestuan sot para bashkisë, pasi nuk janë lejuar të punojnë megjithëse kanë marrë leje për rinisjen e punës.

Sipas bashkisë, shkaku për moslejimin e aktivitet në treg është se aty nuk përmbushen kushtet e sigurisë dhe higjienës për t’u mbrojtur nga COVID-19. Por tregtarët shprehen se këto masa që përfshijnë dezinfektimin e tregut dhe shënjimin e distancave që duhet të ruajnë qytetarët, duhet të merren nga bashkia ose nga pronari i tregut dhe jo nga tregtarët.

Ata shprehen se kanë që prej fundit të prillit pa punë dhe pa asnjë njoftim se kur mund të rifillojnë punën.

“Ne jemi tregtarë të rregullt me licencë dhe paguajmë të gjitha detyrimet që duhen si tek pronari, ashtu dhe tek shteti. Tani ne kemi ngelur pa punë dhe askush nuk na jep zgjidhje”,  u shpreh një prej tregtarëve.

Bashkia e Lezhës urdhëroi mbylljen e tregut në fund të prillit, pas një inspektimi ku u gjetën kushte të këqija higjienike. Që prej 28 prillit, as bashkia dhe as pronari i tregut nuk kanë marrë asnjë masë për të ritkhyer tregun në kushte pune.

Bashkia Lezhë është shpallur zonë e gjelbër pasi nuk ka asnjë të infektuar me Covid-19 prej disa javësh. Që prej 9 marsit, në Lezhë ka pasur vetëm 14 të infektuar, të gjithë të shëruar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>