Tregtarët protestë kundër prishjes së tregut elektrik

Nga Exit News
Tregtarët protestë kundër prishjes së tregut elektrik

Tregtarë në tregun Elektrik në zonën e Ali Demit kundërshtuan prishjen e këtij tregu nga Bashkia e Tiranës. Ata kërkuan informim për vendin ku do të vijojnë punën e tyre.

Tregtarët kundërshtuan vazhdimin e punimeve dhe kërkuan takim me kryebashkiakun Veliaj. Ata thanë për Ora News, se bashkia nuk i ka njoftuar se ku do të zhvendosen.

“Na kanë thënë shkoni ku të doni, do ta prishim. Paguajmë taksat një më një.”

Bashkia i kërkoi tregtarëve që të zhvendosen te ish –Uzina e Autotraktorëve në Shkozë. Tregtarët kërkojnë, që bashkia fillimisht të sistemojë zonën.

” Jemi tregtarë të licencuar jo ambulantë. Tani na thotë të shkojmë në Shkozë. Ta sistemojë vendin bashkia dhe të mos na lërë rrugëve.”

Në vitin 2018 kryebashkiaku Veliaj deklaroi se disa zona në Tiranë, përfshirë zonën e Tregut Elektrik do t’i nënshtrohen procesit të rikualifikimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>