Pas Bankës Veneto, një tjetër bankë e nivelit të dytë do të shitet. Societe Generale Albania, banka e pestë më e madhe në sistemin bankar shqiptar po përfundon procesin e shitjes tek banka humgareze OTP. Sipas revistës Monitor, Societe Generale po shet të gjitha degët në rajon. Dega e Shqipërisë do të shitet bashkë me atë të Bullgarisë.
Përveç Shqipërisë e Bullgarisë, Societe Generale do të tërhiqet dhe nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia pasi tregu bankar në këto shtete nuk është tërheqës mjaftueshëm.
Sipas të dhënave të fundit të Shoqatës Shqiptare të Bankave, Societe Generale ka 6.2 për qind të depozitave, 8,5 për qind të stokut të kredive në vend dhe 5.6 për qind të totalit të aktiveve në sistemin banker.
Banka societe Generale operon në Shqipëri që prej vitit 2007.