Tritol ish-anëtarit të bandës së Lushnjes

Nga Exit News
Tritol ish-anëtarit të bandës së Lushnjes

Një sasi tritoli shpërtheu në dyqanin e Arjan Aliços, ish-anëtar i bandës kriminale të Lushnjes, të hënën, në orën 03:25, në lagjen “Skënder Libohova” në Lushnje. Lënda plasëse u vendos  në derën e jashtme të një ambienti që ka shërbyer më parë si dyqan.

Policia njoftoi për median se u dëmtua vetëm qepeni i dyqanit. “Prokuroria e Lushnjes po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorëve”, përfundon njoftimi i Policisë.

Arjan Aliço është anëtar i bandës së Aldo Bares. Ai ndodhet në burg së bashku me të birin. Aliço u akuzua në vitin 2016 për tentativë vrasje, duke qëlluar me thikë Julian Sulën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>