Trualli i Teatrit Kombëtar – Kreu i Hipotekës nuk i përgjigjet opozitës për pronat rreth Teatrit

Trualli i Teatrit Kombëtar – Kreu i Hipotekës nuk i përgjigjet opozitës për pronat rreth Teatrit

Kreu i Hipotekës Valdrin Pjetri refuzoi të bëjë publik sot informacionin lidhur me pronësinë e zonës ku ndodhet Teatri Kombëtar.

Zoti Pjetri u ftua në Komisionin e Edukimit dhe Kulturës për t’iu përgjigjur kërkesës së opozitës lidhur me pronat që kanë ministria, bashkia dhe privatët në zonën që parashikohet të ndërtohet teatri i ri kombëtar dhe kullat nga kompania Fusha, siç e parashikon ligji i veçantë që shumica socialiste miratoi dy javë më parë.

Kryetarja e komisionit Albana Vokshi u shpreh se mungesa e informacionit nga kreu i Hipotekës është mungesë transparence nga ana e institucioneve dhe është një veprim tendencioz i urdhëruar nga qeveria Rama.

Sipas Zotit Pjetri, Hipoteka mund të japë informacion vetëm për truallin ku ndodhet Teatri Kombëtar dhe jo për tokën private rreth tij, pasi nxjerrja e informacionit cënon të drejtat personale të privatëve.

Opozita prej muajsh ka hedhur dyshimet se me ligjin e veçantë, Qeveria Rama po grabit pronën publike për t’ja dhënë kompanisë Fusha shpk, e cila më pas do të ndërtojë kulla.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>