Presidenti Trump tha të premten se “koha do ta tregojë” kush i fitoi zgjedhjet e 2020, duke mos pranuar të largohet nga gara. Ai tha se për sa kohë do të jetë ai president nuk do të ketë një karantinë të dytë kombëtare.
“Fatmirësisht, çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen, kush e di se çfarë administrate do të jetë. Koha do ta tregojë”, shtoi ai.
Trump vazhdon të deklarojë se zgjedhjet janë manipuluar dhe pas rinumërimit ai do të fitojë.