
Presidenti Donald Trump la, të mërkurën, Shtëpinë e Bardhë, ku kanë nisur përgatitjet për inagurimin e presidentit të ri, demokratit Joe Biden.
“Ka qenë një nder i madh, nderi më i madh i jetës. Njerëzit më të mëdhenj në botë, shtëpia më e madhe në botë,” u tha Trump gazatarëve para së të futej në helikopter.
‘Dua thjesht t’ju them ‘mirupafshim’, por shpresoj që nuk është një ‘lamtumirë’. Do të shihemi përsëri!” tha Trumpi.
Ndërsa Zonja e Parë Melania Trump e quajti të qënit ‘Zonjë e Parë’ si nderin e jetës së saj.
Gjatë gjithë përshëndetjes së tij Trump nuk përmendi emrin e pasardhësit Biden.
Po ashtu Trump ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Inagurimit ku do të bëhet betimi i presidentit të zgjedhur Biden.
Tradicionalisht në ceremoninë e Inagurimit të presidentit të ri, marrin pjesë të gjithë ish-presidentët që janë ende gjallë – si simbol i transferimit paqësor të pushtetit.