Trump-May projektojnë një të ardhme më të ngushtë mes dy vendeve pas Brexit-it

Trump-May projektojnë një të ardhme më të ngushtë mes dy vendeve pas Brexit-it

Presidenti amerikan Donald Trump dhe Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Theresa May u takuan sot në Shtëpinë e Bardhë. Ky ishte takimi i parë i Presidentit Trump me një lider të huaj.

Takimi ka domethënie të vecantë ëpr shkak të vendimit të MB për tàu alrguar nga Bashkimi Europian.

Ata diskutuan për marrëveshjen tregtare ndërmjet dy vendeve, për luftën kundër terrorizmit dhe marrëdhëniet me Rusinë.

Presidenti Trump iu drejtuar Kryemisnitres May me fjalët “unë mendoj se Brexit do të jetë një gjë e mrekullueshme për vendin tuaj. Ju do të keni identitetin tuaj dhe do të bëni marrëveshjet tuaja tregtare pa patur dikë sipër kokës”.

Ndërsa, Kryeministrja May u shpreh se me rëndësi për të dyja vendet është arritja e marrëveshjes tregtare ndërmjet tyre. Mbretëria e Bashkuar nuk mund të bëjë asgjë pa u larguar nga BE, por Presidenti Trump u shpreh se sapo kjo të arrihet SHBA-të do të firmoset marrëveshja mes dy vendeve.

Presidenti Trump u shpreh se mbështet 100 për qind NATO-n dhe nuk ka ndërmend të rishikojë marrëveshjen e SHBA-ve me organizatën.

Në lidhje me marërdhëniet me Rusinë, të dy udhëheqësit u shprehen se duhet të përfshihen me Rusinë por njëkohësisht të bëjnë kujdes.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>