Doktori i Shtëpisë së Bardhë ka njoftuar se Presidenti Donald Trump nuk rrezikon më të transmetojnë koronavirusin tek të tjerët.
Në një informacion të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, Dr. Sean Conley tha se Trump mund të dalë nga karantina, bazuar në standardet dhe kriteret e sigurisë të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Informacioni nuk tregonte nëse presidenti kishte dalë negative në testim, por thekstonte se një testim i kryer ditën e shtunë kishte vërtetuar se Trump nuk është më një “rrezik për transmetim të virusit tek të tjerët”.