Trump padit mbesën dhe New York Times, kërkon 100 mln $ dëmshpërblim

Nga Exit News
Trump padit mbesën dhe New York Times, kërkon 100 mln $ dëmshpërblim

Ish -presidenti amerikan Donald Trump po padit mbesën e tij dhe New York Times për një artikull të vitit 2018 që pretendonte se ai i ishte shmangur taksave.

Padia, e ngritur në Nju Jork, akuzon Mary Trump dhe gazetarët e gazetës se janë “të angazhuar në një komplot tinëzar” për të marrë dokumente konfidenciale.

Trump pretendon se mbesa e tij shkeli një marrëveshje që e ndalonte atë të zbulonte dokumentet.

Gazetarët e New York Times akuzohen se kanë kontaktuar dhe punuar me mbesën e Trump si pjesë e një “hakmarrje personale” kundër tij.

Në përgjigje, zonja Trump tha se padia ishte një shenjë “dëshpërimi”.

Mary Trump zbuloi se ishte burimi i historisë në një libër me kujtime në vitin 2020.

Trump vazhdimisht ka hedhur poshtë pretendimet e bëra në librin e mbesës së tij dhe u përpoq pa sukses për të bllokuar botimin e tij.

Në librin e saj, zonja Trump përshkruan sesi ajo i dha dokumente tatimore New York Times, të cilat u përdorën për të qenë pjesë e një artikulli hetimor për “skemat e dyshimta tatimore të Trump gjatë viteve 1990, përfshirë rastet e mashtrimit të plotë, që rritën shumë” pasurinë që mori nga prindërit e tij ”.

Në padinë e dorëzuar të martën ish-presidenti kërkon kompensim prej jo më pak se 100 milion dollarë.

Një zëdhënëse e New York Times, Danielle Rhoades Ha, tha se padia ishte “një përpjekje për të heshtur organizatat e pavarura të lajmeve”.

Vitin e kaluar, zonja Trump ngriti padinë e saj duke akuzuar Trump dhe dy anëtarë të familjes për mashtrim dhe komplot, duke pretenduar se presidenti i atëhershëm, motra e tij Maryanne Trump Barry dhe vëllai Robert Trump e përjashtuan atë nga një trashëgimi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>