Trump paralajmëron: Çdo sulm i Iranit do marrë përgjigje nga SHBA-të

Nga Exit News
Trump paralajmëron: Çdo sulm i Iranit do marrë përgjigje nga SHBA-të

Presidenti amerikan Trump iu përgjigj, të martën, lajmeve se Irani ka në plan të marrë hak për vrasjen e gjeneralit Qasem Soleimani, në janar, në një sulm ajror organizuar nga Amerika.

“Çdo sulm nga Irani, i çdo forme, kundër Shteteve të Bashkuara do të pritet me një sulm ndaj Iranit që do të jetë 1000 herë më i madh!” Trump shkroi në Tëitter.

Në janar 2020, SHBA-të vranë gjeneralin e lartë iranian Soleimani. Pas vrasjes, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bagdad u godit nga 3 raketa.

Për këtë ngjarje, Irani lëshoi dhe një urdhër arresti ndërkombëtar për Trumpin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>