
Presidenti amerikan Donald Trump ka premtuar të kandidojë një grua për postin e gjyqtares në Gjykatën Supreme brenda javës së ardhshme, pas vakancës së shkaktuar nga vdekja e Ruth Bader Ginsburg, duke shtyrë senatin e kontrolluar nga Republikanët të konsiderojnë propozimin e tij pa vonesa.
Gjatë fjalimit në një tubim në Karolinën e Veriut, Trump tha se do ta bëj këtë pavarësisht kundërshtimeve të demokratëve.
“Mendoj se duhet të jetë grua pasi në fakt mua më pëlqejnë gratë shumë më tepër se burrat” – tha Trump i cili tregoi se nuk e ka bërë ende përzgjedhjen, se kush do jetë kandidatja për gjyqtare në Gjykatën Supreme.