Trump rikthehet në skenën politike

Nga Exit News
Trump rikthehet në skenën politike

Ish-Presidenti amerikan Donald Trump do të rikthehet sërish në politikë duke marrë pjesë në takimin e konservatorëve republikan.

Trump ka planifikuar të flasë në Konferencën Konservative të Aksionit Politik në Florida, më 28 shkurt, ditët e fundit të konferencës, raportoi Reuters.

Ai u largua në mënyrë të ndërlikuar nga Shtëpia e Bardhë, pas një sulmi ndaj Kongresit gjatë certifikimit të presidentit Biden, në 6 janar. Për dy muaj rresht, ai deklaroi në mënyrë të rreme se zgjedhjet në SHBA ishin manipuluar.

Gjithashtu, ai foli kundër senatorit më të ri të republikanëve Mitch McConnell, pasi ky i fundit votoi pro heqjes së Trump nga posti i presidentit.

Në këtë konferencë do të flasin edhe kandidatët e mundshëm të republikanëve për president në vitin 2024, si Mike Pompeo, dhe guvernatori i Dakotës së Jugut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>