Trump shet hotelin Trump International në Uashington

Nga Exit News
Trump shet hotelin Trump International në Uashington

Ish-Presidenti i SHBA-ve Donald Trump po diskuton për të shitur hotelin e tij Trump International në Uashington, DC, thonë burimet për Axios.

Heqja e emrit të madh dhe të artë të Trump nga Pensilvania Avenue do të ishte një fitore simbolike e kundërshtarëve të tij.

Hoteli ishte një vend i rëndësishëm gjatë presidencës së tij kaotike, me Trumpin që fliste në tryezën e tij personale, dhe mbështetësit që mblidheshin në barin e restorantit për të kërkuar favor.

Trump do t’i kaloje kontratën e qirasë një kompanie të pasurive të paluajtshme, e cili nga ana e saj do të negocioi me kompanitë e hoteleve që do të dua të menaxhojnë pronën dhe do ta riemërtojnë atë.

Detajet e kushteve të marrëveshjes nuk dihen ende, por përfaqësuesit e Trump kanë qenë në bisedime me disa  investitorët të rëndësishëm të hoteleve.

Trump, i cili fillimisht u përpoq të shiste pronën federale të marrë me qira në vjeshtën e vitit 2019, refuzoi kërkesën e Axios për koment.

Burimet thanë se ish -presidenti ka të ngjarë të marrë më pak se 500 milion dollarë

Historia e Hotelit:

Hoteli është vendosur në ndërtesën e Postës së Vjetër të SHBA, 122-vjeçare.

Tre vjet para se Trump të zgjidhej president, Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme (GSA), qiradhënësi federal, njoftoi një marrëveshje qiraje 60-vjeçare me Organizatën Trump.

Sipas marrëveshjes së vitit 2013, 200 milion dollarë para do të shpenzoheshin për të restauruar ndërtesën dhe për ta kthyer atë në një hotel luksoz.

Organizata Trump ka paguar 250,000 dollarë në muaj si qira bazë, tha GSA në 2017. Qiraja do të rritej me inflacionin.

Shumë ekspertë të etikës dhe kontratave i bënë thirrje GSA të përfundojë qiranë 60-vjeçare pasi Trump me zgjedhjen e tij si president u bë në të njëjtën kohë qiramarrës dhe qiradhënës, por GSA e mbështeti marrëveshjen.

Hotelet dhe vendpushimet e golfit të Trump janë goditur rëndë nga mbylljet e COVID që kanë penguar industrinë e hotelerisë.

Kur Trump u largua nga zyra, The Washington Post raportoi se hoteli DC kishte një hua 170 milionë dollarë të papaguar dhe të ardhurat ranë më shumë se 60 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Në fillim të qershorit, The Washington Post raportoi se Trump kishte punësuar firmën Newmark Group për të shitur kontratën e qirasë.

Firma origjinale e ndërmjetësimit të pasurive të patundshme komerciale, Jones Lang LaSalle Inc., u largua pas trazirave në Kapitol, raportoi Bloomberg.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>