Ish-presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër koronavirusit, duke thënë se ai do të rekomandojë vaksinimin te “shumë njerëz që nuk duan ta marrin atë, dhe shumë prej atyre njerëzve votuan për mua”.
Në një intervistë të martën në mbrëmje në Fox News, Trump pranoi se njerëzit ishin të lirë të vendosnin vetë nëse do të vaksinoheshin kundër Covid-19.
“Një vaksinë është e shkëlqyeshme. Është një vaksinë e sigurt dhe është diçka që funksionon”, tha ai.
Një sondazh i ri nga Associated Press-NORC, Qendra për Kërkime të Çështjeve Publike zbuloi se 42% e republikanëve thonë se ata ndoshta nuk do të vaksinohen, krahasuar me 17% të demokratëve.
Trump ka promovuar vaksinimin edhe më parë.