Trupi i legjendës së futbollit Diego Maradona ‘duhet të ruhet’ me qëllim bërjen e një testi ADN-je për të përcaktuar atësinë e një fëmije.
Vendimi u mor të enjten nga një gjykatë në Argjentinë. Fillimisht ishte vendosur se trupi i Maradonës do të digjej. Por pas padisë së një vajze 25-vjeçare e cila pretendon se Maradona mund të jetë babai i saj, gjykata kërkoi që trupi të ruhet dhe t’i merret një mostër për analizat e ADN-së.
Maradona ka pasur dy vajza nga një martesë. Pas divorcit nga bashkëshortja, ai njohu dhe atësinë e gjashtë fëmijëve të tjerë.
Maradona u nda nga jeta në 25 nëntor 2020, në moshën 60 vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak.