
Gjashtë gazetarë dhe një punonjës i gazetës Sozcu u dënuan me burg në Turqi për akuzën se ndihmuan përpjekjet për grusht shteti në vitin 2016.
Gazeta Sozcu ka qenë kritike e fortë e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Gazetarët i kanë mohuar akuzat dhe pritet ta apelojnë vendimin.
Kryeredaktorët e gazetës, Metin Ylmaz dhe Mustafa Çetin dhe opinionistët Emin Çölaşan dhe Necati Doğru, u dënuan me rreth tre vite e gjysmë burg.
Redaktori i lajmeve në web Yücel Arı, financieri Yonca Yücekaleli dhe reporteri Gökmen Ulu morën dënime me nga dy vite burg.
Gazetarja Mediha Olgun u lirua nga akuzat dhe pronari i Sozcu, Burak Akbay – i cili jeton jashtë Turqisë – thuhet se ende po ndiqet penalisht në mungesë.
Turqia konsiderohet si vendi i dytë me numrin më të lartë të gazetarëve të burgosur, pas Kinës. Raportohet se, të paktën 108 gazetarë turq ose punonjës të mediave aktualisht janë në burg.